Tottenham është vënë në lëvizje për të përforcuar mesfushën, pasi Rodrigo Bentancur do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për nëntë muaj.
Londinezët i kanë hedhur sytë sërish nga Italia dhe i piketuari është danezi Morten Hjulmand i Leçes.
Mesfushori 23-vjeçar u kërkua me ngulm në janar edhe nga Southampton, që ofroi 13 milionë euro.
Klubi italian kërkon të paktën 20 milionë euro për transferimin e të riut.
Tottenham nuk do të jetë i vetëm në garë për shërbimet e tij. Për Hjulmand ka interes edhe klube si Napoli, Roma në Itali dhe Borussia Dortmund në Gjermani.