Nottingham Forest ishte shumë aktiv në merkato gjatë verës.
Klubi anglez mes shumë të tjerëve riktheu në Premier League edhe mbrojtësin e djathtë, Serge Aurier, me të cilin po tenton të rinovojë.
Futbollisti 30-vjeçar ka bindur me paraqitjet e tij në gjysmën e parë të sezonit dhe trajneri Steve Cooper e ka shprehur se është i kënaqur me të.
Tekniku ka deklaruar se Aurier i ka sjellë goxha eksperiencë skuadrës së tij dhe se janë të lumtur me të.
Edhe futbollisti nga Bregu i fildishtë është i kënaqur me hapësirat e marra dhe pritet që të pranojë nënshkrimin e një marrëveshjeje të re.