Sampdoria po kalon një nga momentet më të vështirë të viteve të fundit, dhe rrezikon seriozisht rënien në Serie B.
Skuadra e Stankoviq renditet në vendin e parafundit me 11 pikë, duke qenë për momentin 8 pikë larg mbijetesës.
Sfida e radhës do të luhet në “Olimpico” ndaj Lazios, ndërkohë që tifozët kanë reaguar në lidhje me krizën e skuadrës së zemrës.
Ata kanë lënë një kokë derri në hyrje të zyrave të klubit.
Nuk mungon një mesazh për presidentin Massimo Ferrero dhe Antonio Romei, anëtarin e Bordit Drejtues.
“Ferrero dhe Romei, kokat e radhës do të jenë tuajat”, lexohet në mesazhin kërcënues të ultrasve të Sampdorias.
Kjo është hera e dytë që ndodh një ngjarje e tillë. Një muaj më parë, në zyrat e klubit u dërgua një zarf me plumba nga ultrasit e zemëruar.