Anis Mehmeti vazhdon të dhurojë performanca fantastike në Championship.
Mesfushori ofensiv shqiptar, autor i tri ndeshjeve dhe një goli me Shqipërinë U21, u transferua në janar te Bristol City.
22-vjeçari është kthyer në një titullar fiks tek ekipi i ri.
Sot fitoi penalltinë që i dhuroi Bristolit fitoren 1-0 ndaj Hull. Bristoli ndodhet në super formë dhe numëron nëntë ndeshje pozitive radhazi. Mehmeti u vlerësua me notën 8.
“Vendos ritmin e tij duke vënë në lojë kundërshtarët pas vetëm pesë minutave.
Është më i miri për Bristol City në pjesën e parë. Shkëlqen me depërtimet e tij brenda zonës kundërshtare.
Mehmeti mbetet një kërcënim i vazhdueshëm për kundërshtarët dhe arrin të fitojë penalltinë qe vendosi ndeshjen”.