Ndeshje e çmendur në Holandë

Futboll

Ndeshje e çmendur në Holandë

Më: 3 mars 2023 Në ora: 22:58
Zvolle

Një rezultat i çmendur u regjistrua në ligën e dytë holandeze, ku kryesuesit e Zvolle, mposhtën me rezultatin 13:0 skuadrë ne Den Bosh, në duelin e vlefshëm për javën e 27-të të kampionatit.

Në pjesën e par ëu shënuan 7 gola, ndërsa në fragmentin e dytë të lojës edhe 6 të tjerë.

Një rezultat i papranueshëm ky që i ka habitur të gjithë, teksa Den Bosh mban vendin e 18-të në renditje dhe në total në 27 javë ka pësuar 65 gola dhe ka shënuar 37.

Ky duel u fut dhe në historinë e futbollit holandez, duke barazuar fitoren më të madhe të regjistruar ndonjëherë në një ndeshje të ligës holandeze, të vendosur nga Ajaksi, i cili mundi me të njëjtin rezultat 13:0 Venlon në duelin e zhvilluar në vitin 2020.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat