Kastrioti pësoi një humbje me 4 gola përballë Egnatias në transfertë.
Pas këtij takimi, trajneri i krutanëve, Emiljano Çela, u shpreh i zhgënjyer për këtë rezultat dhe për rastet e humbura.
“Ne e pamë të gjithë çfarë ndodhi. Ishim gjatë gjithë kohës në kontroll të lojës.
Patëm qarkullim.
Bëmë gabime amatoreske.
E kishim përgatitur mirë ndeshjen.
E kishim menduar si do t’i shkonim në dublim.
Ju e patë mirë që ne e bëmë lojën, kundërshtari bënte golat me cilësi individuale të lojtarit të vetë. Patëm raste nuk i shfrytëzuam. Nëse penalltia do bëhej gol do të kishte një tjetër vrull loja.
Nuk jam i kënaqur. Unë rastet i shikoj në aspektin negativ. Ishte një ekip i disekuilibruar. Këto ishin problemet më të mëdha. I uroj suksese ekipit kundërshtar. Bëri një ndeshje të mirë.
Është e vështirë që ta kërkosh këtë mënyrë loje në çdo ndeshje.
Kur je me limite do ta kërkosh lojën brenda limiteve. Tre zëvendësimet në pjesën e parë ishin të detyrueshme.
Të tre lojtarët kishin probleme.
Unë kam shumë pak lojtarë efektivë. Unë të gjitha armët e mia i kam në fushë.
Kjo është vështirësia më e madhe. Patëm shumë probleme. Ekipet e mia nuk janë të tilla. Unë dua ekipin në ekuilibër.
Dua ekipe që të jenë cinike. Çdo gjë që ka ndodhur sot unë e kam parë të zezë.
Është një vështirësi shumë e madhe për ne trajnerët.
Qoftë Morbek, qoftë Rexhinaldo vijnë nga pauza të gjata. Zonat e presingut i ndajmë me mesfushorët e qendrës.
Që këtyre lojtarëve t’u lëmë shumë energji. Shpresojmë që me punën, na duhen rezultatet për të rritur vetëbesimin që të hymë në lojë për të qëndruar në Superiore”, u shpreh Çela.