Martini i mërzitur pas barazimit me Kastriotin:
Pikët e humbura do t’i qajmë në fund të sezonit
Teuta nuk arriti të fitojë në transfertën me Kastriotin dhe trajneri Edi Martini ëshhtë shfaqur i mërzitur pas sfidës.
Ai u shpreh se pikët e humbura do ti qajnë në fund të sezonit.
“S’morëm pikët, kushtet e fushës s’të lejojnë të luash.
Qarkulluam topin, por ishte e vështirë të shënonim golin.
Ne na prishën punë dëmtimet, improvizuam sot, kthyem skemën, por nuk është justifikim se duhet të fitonim.
Janë dy pikë që do i qajmë në fund.
Më vjen keq për pikët e humbura, njësoj si me Vllazninë, Kastrioti ka shumë shpirt.
Çdo ekip që luan këtu e ka të vështirë të fitojë.
Jam i kënaqur me Emiljano Vilën dhe e komplimentoj për performancën e bërë sot në pozicionin e dhënë”, u shpreh ai.