E tashmja dhe e ardhmja e Barcelona-s. Të paktën kjo është ajo që uron për karrierën e tij trajneri Xavi.
Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së sotme në La Liga kundër Athletic Bilbao, ish-mesfushori ka shprehur dëshirën e tij.
“Mendoj se është e vështirë të jesh si Ferguson, por shpresoj të jem si ai këtu te Barcelona”, ka thënë trajneri i katalanasve.
“I jam shumë kirënjohës presidentit, më thotë se është i kënaqur me punën tonë.
“Presidenti është shumë i përkushtuar ndaj klubit dhe i jemi mirënjohës për këtë.
Shpresoj që të qëndroj për shumë vite.
Ne varemi nga rezultatet.
Tani nuk është momenti për të folur për rinovimin e kontratës time: kam edhe një vit në kontratë”.
Xavi ka folur edhe për rastin Negreira dhe për arbitrat: “Nuk e di se çfarë po kërkojnë.
Unë jam i përqendruar te lojtarët, te loja, te ndeshjet. Kjo që po ndodh nuk do të na destabilizojë.
“Nuk e di nëse Real Madrid ndihet i dëmtuar apo jo, është një pyetje që duhet t’ua bëni atyre”, ka përfunduar Xavi duke u përqendruar vetëm tek ajo që ndodh në fushën e lojës.