Apolonia mposhti në transfertë Dinamon me rezultatin 3-2, në sfidën e javës së fundit të javës së 19-të të Kategorisë së Parë.
Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri Veljko Dovedan.
“Ne duam të luajmë futboll të mirë dhe këtë gjë e treguam sot, dhe pastaj varet se ccfarë prodhon fusha.
Nuk është e lehtë ti bësh tre gola Dinamos brenda në kryeqytet dhe tja dalësh, kjo është një arritje e madhe për ne.
Ne kemi përbërje dhe filozofi, në duam të rrisim elementë të rinj, pothuajse i gjithë ekipi ishte nën moshën 22 vjeç, janë lojtarë që luajnë edhe me ekipin e të rinjve.
Ne nuk iu ushtrojmë presion djemve por i kërkojmë që të mësojnë dhe përshtaten me filozofinë tonë”, u shpreh ai.