Skuadra e Totteham është prej kohësh në kërkim të një portieri të ri, që do të zëvendësojë veteranin Hugo Lloris, aktualisht i dëmtuar.
Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, në krye të listës për të zëvendësuar Lloris, kampion bote me Francën, është një tjetër kampion bote, argjentinasi Emiliano Martinez.
Ky i fundit luan po në Premier League, me skuadrën e Aston Villa.
Matinez ka një kontratë deri në vitin 2027 me Villa, ndaj Tottenham do të duhet të paguajë gati 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e argjentinasit.
Ndërsa kontrata e Lloris skadon verën e ardhshme.
Lloris, 36 vjec, duke tse është pranë lamtumirës, ndaj Spurs po synojnë një portier me përvojë.
Martinez, 30 vjec, tri sezonet e fundit është titullar me Aston Villa dhe së fundi u shpall kampion bote me Argjentinën, duke qenë profili i duhur për portën e Tottenham.