Arsenali synon që sot të regjistrojë fitoren e gjashtë radhazi në Premierligë, për të vazhduar kështu rrugën drejt titullit të kampionit.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta do të takohet me Crystal Palace, në kuadër të javës së 28-të.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Emirates Stadium”, me fillim prej orës 15:00.
Granit Xhaka luan nga minuta e parë.
Arsenali është lider në tabelë me 66 pikë, kurse Crystal Palace ndodhet në pozitën e 12-të me 27 pikë.