Paris Saint-Germaindo të përpiqet të transferojë sulmuesin e Milanit, Rafael Leao nëse Lionel Messi largohet nga Parisi gjatë kësaj verë, raporton ‘Calciomercato’.
E ardhmja e Messit është e pasigurt pasi kampionit të botës me Argjentinën në fund të këtij sezoni i skadon kontrata me parisienët.
Messi është i lidhur me rikthimin tek ish-klubi i tij, Barcelona, derisa nuk mungojnë as mega-ofertat nga Arabia Saudite.
Ndërkohë, edhe Leao ende nuk ka firmosur kontratën e re me Milanin , dhe siç raportohet, PSG është duke e monitoruar situatën e portugezit tek ‘Rossonerët.