Spanja ka shënuar fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj Norvegjisë, në kuadër të Grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.
Futbollistët spanjoll, e thelluan fitoren në fund të takimit duke iu falënderuar dy golave të Joselus.
Norvegjia e ndjeu dukshëm mungesën e Erlng Haaland për shkak të lëndimit.
Golat i realizuan Olmo (13') e Joselu (84' e 85').
“Furia e Kuqe” ka startuar me fitore në hapje të garave kualifikuese.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “La Rosaleda” në Málaga.