Fati dhe e ardhmja e Sergino Dest nuk do të jetë te Milani.
Sipas raportimeve të medieve italiane, Maldini dhe Massara kanë vendosur të mos e blejnë kartonin e amerikanit, që kushton 20 milion euro.
Kështu në fund të sezonit, kur përfundon edhe huazimi i Dest te Milan.
Mrojtësi do duhet të rikthehet te Barcelona, klub me të cilin ka kontratë deri në verën e 2025-ës.