Sllovenia ka shënuar fitore pa ndonjë vështirësi me rezultat 2:0 ndaj modestëve të San Marinos, në kuadër të xhiros së dytë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.
Mysafirët befasuan në pjesën e parë duke luajtur pa gola (0:0) falë pritjeve të shkëlqyeshme të portierit Benedettini.
Pjesa e dytë ka qenë tjetër, Sllovenia nuk ka lejuar ndonjë befasi të madhe.
Golat i realizuan Sesko (57') e Di Maio (60'-autogol).
Sllovenia kryeson me 6 pikë në Grupin H dhe San Marino është në fund me 0.