Hollanda mposhti mbrëmjen e djeshme Gjibraltarin me rezultatin e thellë 3-0.
Një ndeshje e dominuar tërësisht nga “tulipanët“, të cilët kanë shpërdoruar pa fund raste. Holanda numëroi në total 52 tentativa për gol, si dhe pati 87% të kohës topin në zotërin.
Ndërkohë në krahun tjetër, Gjibraltari ra në kontakt me topin në 13% të kohës dhe nuk mundi të realizonte asnjë goditje.
Pavarësisht statistikave të tilla, Weghorst nuk mundi të dërgonte topin në rrjetë. 10 tentativa mbanin autorësinë e tij, por në fund nuk mundi të shtonte emrin e tij në listën e golashënuesëve.
Pas përfundimit të ndeshjes, njëri prej gazetarëve ka vendosur ta ngacmojë në lidhje me këtë fakt.
“Wout, nëse do të luaje për 48 orë në këtë lojë, a do të kishe shënuar dot?”,- ka qenë pyetja e gazetarit holandez.
Ndërkohë, Weghorst është përgjigjur: “Pyetje e bukur, bëra më të mirën time, por mbaroi koha”.