Shpëtim Duro, kryetrajner i Struga Trim Lum, lider i Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll, është i kënaqur me punën e skuadrës.
Struga synon titullin e parë në histori të ekzistimit si klub.
Struganët përgatiten për sfidën e radhës përkatësisht kundër Akademia Pandev.
“Sigurisht se ka qenë një periudhë ndërprerje dhe kemi shfrytëzuar në të gjitha aspektet punën me skuadrën si dhe procesin e stërvitjes por njëkohësisht në fundjavë e zhvilluam edhe një ndeshje miqësore.
Patjetër, gjendja e skuadrës është e mirë, skuadra ka punuar jashtëzakonisht mirë, madje edhe në ndeshjen miqësore kundër Karaormanit.
Përtej rezultatit, pasi për mua është i pa rëndësishëm, por skuadra ishte shumë serioze, provova edhe disa lojtarë që nuk kam pasur mundësi ti aktivizojë, pasi ishte periudhë e shkurtër.
Jam shumë i kënaqur nga kjo periudhë, prej kur se jam këtu”, tha Duro.
Ndeshja e radhës me Akademia Pandev?
“Çdo ndeshje është e vështirë, sepse ka përgjegjësi për arritjen e objektivave, aq më tepër kur përballë kemi kundërshtarë shumë serioz.
Një gjë të tillë Akademia Pandev e dëshmoi edhe në dy ndeshjet kundër kampionëve në fuqi të FC Shkupit”, theksoi Duro.