Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti ka folur në një interviste për gjendjen e Interit, mundësinë e investimeve nga pronarët europianë, si dhe për një rikthim të mundshëm të Antonio Contes në stolin e Interit.
“Situata e klubit pasqyron situatën ekonomike ndërkombëtare. Nuk ka gjasa që një familje në Europë apo Itali të mund të zotërojë klube si Milani, Interi apo Juve.
Për sa më përket mua, Zhang investoi shumë para tek Interi ku fitoi një titull dhe disa trofe.
Do të prisja para se ta gjykoja keq.
Kthimi i Contes tek Interi? Nuk kam folur me Marottën, kështu që nuk mund të them asgjë.
Nëse duhet të fitosh një kampionat, ndoshta Conte është trajneri më i përshtatshëm”, tha Massimo Moratti.