Eneo Bitri është bërë protagonist në kampionatin çek, duke shënuar golin e parë.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë arriti që të realizonte në përballjen e javës së 26 mes Slovackos dhe Banik Ostrava.
Pas ekzekutimit të një goditje nga këndi, një prej portierve vendas nuk largoi siç duhet topin, duke i dhënë mundësinë Bitrit që nga fare pranë ta dërgonte në rrjetë.
26-vjeçari është aktivizuar në 5 ndeshje që nga janari, kur u transferua nga Partizani tek Banik Ostrava, ndërsa ia doli që të shënonte golin e parë në kampionatin çek.
Shtatlartit nuk i mungon nuhatja për golin, teksa dhe në gjysmën e parë të sezonit shënoi dy herë me fanellën e demave.