Pas rinovimit me trajnerin Edlir Tetova, Egnatia ka filluar të mendojë dhe për lojtarët.
Klubi menjëherë ka zgjedhur që t’i rinovojë kontratën mbrojtësit Hysen Memolla dhe për dy vite të tjera.
Siç bën me dije Egnatia në rrjetet e saj sociale, 30-vjeçari ka rënë dakord për të qenë pjesë e rrogozhinasve të paktën deri në vitin 2025.
Që pas transferimit të tij në janar, Memolla ka bërë mjaft mirë me rrogozhinasit dhe për këtë arsye duket se klubi ka zgjedhur që t’i rinovojë kontratën.