Eljon Toçi gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e Fiorentinës U19 ndaj Bolognas U19.
Skuadra vjollcë triumfoi me shifrat 2-0 ndaj moshatarëve të tyre teksa golin e parë të sfidës e realizoi pikërisht lojtari shqiptar.
Sulmuesi i Shpresave mori përsipër ekzekutimin e një 11-metërshi dhe u tregua mjaft i saktë duke nisur festën tek të tijtë.
Për 20-vjeçarin ishte goli i tetë në këtë sezon teksa regjistron 25 paraqitje me të rinjtë e skuadrës italiane.
Fiorentina renditet aktualisht në vendin e tretë të kampionatit teksa Toçi është një pikë referimi për skuadrën vjollcë.