Napoli pret Milanin sonte në mbrëmje teksa do të përballen në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Championsit.
Në prag të këtij dueli, mesfushori i kuqezinjve, Sandro Tonali ka dhënë një deklaratë të shkurtër për faqen e UEFA-s.
“Është bukur të kthehem në Champions.
Të gjitha këto vite të ndara nuk kanë qenë të mira për Milanin dhe për tifozët.
Është e mrekullueshme të luash sërish këto ndeshje dhe të fitosh sërish fazën eliminatore të Ligës së Kampioneve.
Është fantastike për tifozët, ata na japin energji të çmendur.
Ne jemi të gjithë të bashkuar dhe të luash në Champions është gjithmonë e pabesueshme, veçanërisht në San Siro.
Ishte një ndjenjë e pashpjegueshme, jam me fat që e mbaj mend”, deklaroi Tonali.