Nga Anglia i “shkelin syrin” Mourinhos

Futboll

Nga Anglia i “shkelin syrin” Mourinhos

Më: 18 prill 2023 Në ora: 15:00
Mourinho

Edhe në Angli e lartësojnë Jose Mourinhon.

Në eksperiencën e tij te Roma, trajneri portugez shtoi në vitrinë trofeun e parë europian në historinë e verdhekuqve dhe po e tërheq skuadrën kryeqytetase drejt kualifikimit në Champions League.

Mos harroni se skuadra që drejton, me performancë sportive të kënaqshme, ka buxhet deri diku modest në krahasim me rivalët e tjerë në Serie A.

“Vetëm Sampdoria dhe Lecce kanë shpenzuar më pak se ne”, – deklaroi trajneri portugez në startin e kampionatit aktual, në një sezon gjatë të cilit skuadra ishte e privuar edhe nga Nicolò Zaniolo, njeriu vendimtar i suksesit në Ligën e Konferencës.

Në Angli, “The Athletic” krahasoi përvojën romake të Mourinhos me atë të Carlo Ancelottit tek Evertoni, e cila është një lloj platforme nisjeje për t’u rikthyer në futbollin e yjeve në Ligën e Kampionëve. “Mourinho, – shkruajnë anglezët, – nuk është larguar kurrë.

– Nga maja e buxheteve të tyre yjore, emrat e mëdhenj të futbollit europian po ndjekin me vëmendje lëvizjet e trajnerit të Romës. Përfundimi i sezonit mund të jetë vendimtar, – shkruan “The Athletic”, – po aq sa planet e menaxherit të përgjithshëm Tiago Pinto dhe pronarit Dan Friedkin. Kualifikimi në Champions League do të sillte para të reja në arkat e klubit verdhekuq, por kredencialet e Mourinhos janë në rritje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat