Chelsea dëshiron të nënshkruajë me një portier të ri përpara sezonit të ardhshëm.
Sipas Bild, “Blutë e Londrës” janë te interesuar për shërbimet e portierit të Borussia Dortmundit, Gregor Kobel.
Edouard Mendy dhe Kepa Arrizabalaga mund të largohen nga “Stamford Bridge” në fund të sezonit dhe te klubi besojnë se gardiani 25-vjeçar është portieri ideal për skuadrën.
Zvicerani luan te verdhezinjtë gjermanë nga viti 2021 pas transferimit nga Stuttgarti.
25-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2026 me Dortmundin.
Ai po garon për fitimin e titullit kampion në Gjermani. Dortmundi renditet në vendin e dytë me 2 pikë më pak se Bayerni kryesues.