Dembele në Premier League?

Futboll

Dembele në Premier League?

Më: 20 prill 2023 Në ora: 11:59
Dembele

Anësori francez i Barcelonës, Ousmane Dembele raportohet se sezonin e ardhshëm mund të luajë në Premier League.

Klubi anglez, Newcastle është e interesuar për reprezentuesin francez.

Sipas ‘90min’, Newcastle United tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e Ousmane Dembele-s.

Anësori i Barcelonës mund të jetë në shitje gjatë tregut të kësaj verë, dhe siç thuhet ‘Magpies’ shpresojnë të nënshkruajnë me fituesin e Kupës së Botës 2018.

Kontrata e 25-vjeçarit me katalanasit skadon në vitin 2024 dhe ‘Blaugranat’ mund ta shesin këtë verë në mënyrë që mos ta humbin atë flas në verën e vitit 2024..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat