Malota: Pësuam gol për fajin tonë

Futboll

Malota: Pësuam gol për fajin tonë

Më: 22 prill 2023 Në ora: 17:47
Malota

Egnatia dhe Laçi kanë ndarë pikët në sfidën e javës së 30-të të “Abissnet Superiore”.

Pas ndeshjes, mbrojtësi rrogozhinas Renato Malota ka dhënë një deklaratë.

“Duke parë se si shkoi loja, duke parë që ne luajtëm për shumë minuta me 10 veta, mendoj që është 1 pikë shumë e vlefshme për ne dhe besoj do ta kapim Europën.

Kjo pikë na vlen pasi Laçi është poshtë nesh, kampionati është në një fazë të vështirë.

Tek pësimi i golit kishim faj, por është dhe për meritë të kundërshtarit pasi dihen kualitetet e tyre, por ashtu dihen cilësitë e Spahiut që është i mirë, pas golit reaguam mirë dhe rrezikuam, patëm dhe raste të mira, sidomos me Kasën që ishte porta bosh.

Është e rëndësishme që të luajmë në fushën tonë, pasi sot ishim në fushën e Laçit duke qenë se ata stërviten këtu tek Partizani dhe ne në Kavajë”, tha Malota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat