Pas PSG-së, është Arsenali një tjetër klube i madh që është i interesuar për portierin e Milanit, Mike Maignan.
Sipas medieve britanike, ‘Topçinjtë’ janë duke e monitoruar ‘gardianin’ e ‘Rossonerëve’.
Maignan është duke shfaqu formë të përkryer këtë sezon të garave me Milanin, madje, ai e udhëhoqi skuadrën kuqezi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
PSG dhe Arsenal synojnë që gjatë kësaj verë, të transferojnë Maignan, por ky transferim duket i vështirë pasi që Milanin, siç raportohet, nuk do të heq dorë nga ‘gardiani’ i tyre.
Milanistët janë duke përgatitur kontratën afatgjatë që do ta mbaj atë në ‘San Siro’ deri në verën e vitit 2026.