Në një intervistë për “Sportmediaset”, Matteo Darmian, mbrojtësi i Interit, foli për finalen e Kupës së Italisë dhe jo vetëm.
“Ka një kënaqësi të madhe për lojën që na mundësoi të arrijmë në finalen e Kupës së Italisë.
Kemi shansin të fitojmë një tjetër trofe dhe do të përpiqemi.”
Këtë sezon jeni ende në Champions League dhe në Kupën e Italisë
“Ne kemi arritur në finalen e Kupës së Italisë që ishte një nga synimet tona dhe që do të na lejojë të luajmë në Superkupë vitin e ardhshëm.
Jemi në gjysmëfinalen e Champions League që është një gjë e rëndësishme dhe tani po shohim për ndeshjen e së dielës, sepse duhet të marrim pikë për të arritur objektivin tonë”, tha Darmian.