Villarreal triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Celta Vigo në takimin e vlefshëm për raundin e 32-të të La Liga.
Vendasit gjetën golin që në minutën e dytë me Jackson që i dhuroi avantazhin ekipit të tij.
10 minuta më pas ishte po Jackson ai që do të shënonte, duke dyfishuar avantazhin e Villarreal.
Fitorja e Villrreal mund të kishte qenë më e thellë nëse Parejo nuk do të kishte humbur penalltinë në minutën e 26’.
Miqtë tentuan të reagonin, me Larsen që shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij dhe këtë e bëri në minutën e 29’. Rezultati u vulos nga Terrats, i cili shënoi golin e tretë për vendasit në minutën e 70’.
Pas kësaj jave Villarreal renditet në vend të pestë me 53 pikë, 5 më pak se Real Sociedad i vendit të katërt, që është edhe pozicioni i fundit në renditjen e La Liga që siguron një vend në Champions League. Celta Vigo nga ana tjetër renditet në vend të 13-të me 39 pikë të grumbulluara.