Premier League raportohet se mund të jetë destinacioni i mundshëm për sulmuesin argjentinas të Interit, Lautaro Martinez.
Kampioni i Botës me Argjentinën, gjatë kësaj verë, mund të largohet nga Interi. Sipas medieve angleze, Manchester United është i interesuar për argjentinasin.
Madje, ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm t’ia ofrojnë skuadrës italiane 80 milionë euro për Martinez-in, duke hequr dorë përfundimisht nga kërkesa për Harry Kane.
Paraqitjet që Lautaro po bën me Interin në sezonet e fundit, e kanë bindur klubin anglez për cilësitë e tij.
Interi thuhet se do ta ketë vështirë të refuzojë një ofertë të tillë, por problem mbetet vetëm gjetja e një sulmuesi tjetër pasi me shumë gjasa edhe Lukaku do të largohet për t’u kthyer te Chelsea.