Kështu duket stadiumi Skënderbeu pas përfundimit!
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar këtë të martë në Korçë, ku u bë prezantimi publik i propozimeve arkitektonike për rizhvillimin e stadiumit “Skënderbeu”.
Pra rikonstruksionin e Pallatit të Sportit nga 3 studiot ndërkombëtare të përzgjedhura për Fazën e Dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Projektimit.
Studioja italiane ARCHEA Associati, ajo spanjoll BOFILL Architecture dhe danezët e CEBRA-s, janë ato që konkurruan për projektin e stadiumit “Skënderbeu”.