Messi reagon pas pezullimit nga PSG

Futboll

Messi reagon pas pezullimit nga PSG

Më: 5 maj 2023 Në ora: 17:41
Messi

Paris Saint-Germain pezulloi Lionel Messin nga skuadra për dy javët e ardhshme, për shkak se superylli argjentinas nuk i ishte bindur urdhrave të klubit

Messi udhëtoi drejt Arabisë Saudite për të kaluar kohë me familjen e tij, por që ky udhëtim nuk ishte i autorizuar nga PSG.

Pavarësisht se kishte marrë një “JO” nga PSG, Messi vazhdoi me udhëtimin të cilin e kishte organizuar për një kohë të gjatë, gjë kjo e cila e detyroi kampionin francez ta dënojë atë.

Tani, Messi ka reaguar për herë të parë që prej se PSG e pezulloi atë.

“Unë mendova se ne do të kishim një ditë pushim pas ndeshjes si çdo herë. E kam pasur këtë udhëtim të organizuar dhe unë nuk mund ta anuloja atë. Veçse e kisha anuluar më herët”, tha Messi.

“Unë u kërkoj falje shokëve të mi të skuadrës dhe unë jam duke pritur për atë se çfarë klubi dëshiron të bëjë me mua”, shtoi më tej Messi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat