Sërish kore raciste në Premier League.
Sulmuesi Son Heung-Min është “viktima” e radhës.
Sulmuesi nga Koreja e Jugut, u përball me fyerje dhe ofendime me bazë raciste nga një tifoz i Crystal Palace.
Spurs kanë reaguar me një komunikatë zyrtare, aty ku paralajmërojnë edhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje.
”Jemi në dijeni të disa fyerjeve raciste kundrejt Heung-Min Son gjatë ndeshjes së djeshme.
Bisedimet zhvillohen gjatë natës, Liverpool-Brighton marrëveshje parimore për argjentinasin
Diskriminimi i çdo lloji është i urryer dhe nuk ka vend në shoqërinë, lojën tonë, por edhe klubin tonë.
Ne po punojmë me Met Police dhe Crystal Palace për të hetuar dhe identifikuar personin e përfshirë.
Ne do të shfrytëzojmë të gjithë fuqinë tonë për të siguruar që nëse shpallet fajtor, individi përgjegjës të marrë dënimin më të fortë të mundshëm”.