Laçi-Erzeni mbyllën javën e 32-të të Kategorisë Superiore.
Sfida mes tyre u mbyll me barazimin 1-1, me skuadrat që morën nga një pikë, ndërsa duhet theksuar pikë shumë e vlefshme kjo për shijakasit.
Ishin kurbinasit ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke marrë avantazhin në minutën e 33’ me Bibon, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 1-0.
Megjithatë miqtë reaguan dhe në minutën e 59’, Patrick Nonato realizoi golin e barazimit për skuadrën e tij.
Pas këtij takimi Laçi ngjitet në vend të katërt me 44 pikë, ndërsa Erzeni në vend të shtatë me 39 pikë, dy më shumë Kukësi i vendit të tetë ose thënë ndryshe nga zona e rrezikut.