Liverpool është në prag të marrëveshjes me mesfushorin argjentinas të Brighton, Alexis McAllister, pasi Manchester City u tërhoq nga gara, raporton Fabrizio Romano.
McAllister luajti një rol të rëndësishëm në skuadrën e Argjentinës në Kupën e Botës në Katar dhe interesimi i skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp për shërbimet e tij ekziston që një kohë.
Pas një sezoni zhgënjyes 2022/23, Liverpool ka nevojë për një "rinovim" në mesfushë dhe McAllister është pjesë e këtij plani.
Mbetet të shihet se sa para do të kërkojë e Brighton për futbollistin argjentinas.