Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut, futbollisti shqiptar Enis Bardhi, do të largohet nga Trabzonspor në fund të sezonit aktual.
Edhe pse u spekulua se ai mund të vazhdojë karrierën në ligën MLS, në garë për nënshkrimin e tij është edhe një klub anglez.
Bëhet fjalë për Hull Cityn që aktualisht janë në Championship.
Hull synon të rikthehet në Premier League sezonin e ardhshëm, ndaj e shohin Bardhin si një përforcim ideal për objektivin e tyre.