Sylvinho i bën “dhuratën” më të bukur

Futboll

Sylvinho i bën “dhuratën” më të bukur

Më: 27 maj 2023 Në ora: 12:47
Sadiku

Sylvinho i bën “dhuratën” më të bukur!

Sot Armando Sadiku feston 32-vjetorin e lindjes dhe trajneri Sylvinho i ka bërë një dhuratë shumë të bukur sulmuesit tonë duke e grumbulluar për dy sfidat kualifikuese të qershorit.

Sadiku luan në La Liga 2 në Spanjë me fanellën e Cartagena dhe në 30 ndeshje ai ka mundur të shënojë 8 gola.

Hera e fundit që sulmuesi ynë ka bërë një paraqitje me Shqipërinë ka qenë më 7 shtator të vitit 2020 kundër Lituanisë dhe goli i tij në Euro 2016 kundër Rumanisë nuk do të harrohet kurrë nga asnjë shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat