Joaquin Correa pas një sezoni me oshilacione, ku është aktivizuar në pak ndeshje.
Dëmtimet e shpeshta e kanë ndalur 28-vjeçarin. Këtë herë sulmuesi pësoi një dëmtim muskulor në finalen e Kupës së Italisë dhe me shumë gjasa nuk do të jetë ndaj Atalantës në fundjavë.
Correa u aktivizua në finalen e Kupës së Italisë në minutën e 83-të, teksa në momentet e fundit të sfidës ai ka ndier dhimbje në kofshë.
Klubi e ka konfirmuar mungesën e argjentinasit teksa trajneri dhe stafi drejtues shpresojnë që të rikthehet ne finalen e Stambollit, ndaj Manchester City-t, në 10 qershor.
“Joaquin Correa iu nënshtrua testeve klinike instrumentale sot, në Institutin Humanitas, në Rozzano, pasi u dëmtua në minutat e fundit të finales së Kupës së Italisë.
Sulmuesi zikaltër ka një tendosje të muskujve të shputës së këmbës së djathtë. Gjendja e tij do të vlerësohet dita-ditës”, shkruhet në deklaratën e Interit.
Sulmuesi argjentinas këtë sezon është aktivizuar në 26 ndeshje në Serie A dhe ka shënuar 3 gola.