I ftuar në studiot e “Sky Calcio Club”, ish-mbrojtësi i Interit, Xhuzepe Bergomi, ka analizuar finalen e Ligës së Kampioneve kundër Manchester City.
Ai u ka bërë një analizë takimeve të fundit të Manchester Cityt, duke vënë në dukje se “qytetarët” nuk janë të pathyeshëm.
“Siti është një skuadër e kompletuar dhe që ka ndryshuar jo pak mënyrën e të luajturit.
Manchester City nuk di të luajë vetëm me një stil. Ata nuk dinë vetëm të sulmojnë, por edhe të mbrojnë.
Nga lojtarët e formacionit titullar, katër janë mbrojtës qendre, përpara tyre ka një lojtar të fuqishëm fizik dhe më pas janë mesfushorët e shkëlqyer. Për ta mbyllur më pas me sulmin.
Të gjithë këto janë tregues të një skuadre të madhe, të kompletuar. Unë kam parë dy nga humbjet e tyre ndaj Brentfordit dhe në të dyja kanë luajtur me formacionin 5-3-2.
Kjo do të thotë se Interit do t’i duhet të mbulojë sa më mirë fushën, të mos lërë hapësira. Por Interi nuk duhet të bëjë gabimin për t’u tërhequr menjëherë prapa. Nëse do Champions-in, Interi duhet të guxojë të rrezikojë”.