Afati kalimtar i verës ende nuk është hapur zyrtarisht, por kjo nuk i ka penguar shumë nga klubet më të mëdha evropiane që të bëjnë tashmë listat e tyre se kush do të shkojë dhe kush do të qëndrojë për sezonin e ardhshëm.
Mes lojtarëve që duket se nuk do të ketë vend pas ardhjes së trajnerit të ri te Chelsea është Ruben Loftus-Cheek.
Reprezentuesi anglez, i cili luajti për të rinjtë e Chelseat për një dekadë para se të hynte në ekipin e parë më 2014, ka pasur vështirësi që ta gjejë veten, duke bërë që t'i kalojë dy periudha në huazim: te Crystal Palace dhe Fulham.
Sipas mediave nga Italia, AC Milan ka shfaqur interes për mesfushorin dhe ka gjasa që anglezi të vishet kuqezi nga edicioni tjetër.