Tirana firmos me ish-sulmuesin e Vllaznisë dhe Kastriotit!
Kaina Nunes është zyrtarisht lojtari më i ri i Tiranës.
Klubi kryeqytetas ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale transferimin e sulmuesit brazilian, i cili më parë ka luajtur për Vllazninë, Kastriotin dhe Besën.
26-vjeçari shënoi 4 gola në Superiore sezonin e fundit dhe tashmë do të vendoset nën urdhërat e trajnerit Shehi dhe do të nisë punën për sfidat e para kualifikuese që Tirana do të zhvillojë në Conference League.