Futbollisti Astrit Thaqi i bashkohet nënkampionit të Kosovës, Dritës së Gjilani.
Skuadra nga Gjilani ka njoftuar përforcimin me futbollistin por me synime që të sjellin edhe emra tjerë të spikatur në ekip.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me mbrojtësin Astrit Thaqi.
Sot në ambientet e klubit, Thaqi është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i ka uruar mirëseardhje në familjen bardh e kaltër dhe ku kanë nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin.
Thaqi ka përvojë të gjatë në Superligë si dhe në arenën ndërkombëtare.
Astriti është paraqitur për shumë skuadra kosovare dhe së fundmi ishte pjesë e KF Ballkani”, njofton FC Drita.