Futbollisti i skuadrës belge Antwerp, Arbnor Muja, nuk e ka më ndërmend të hesht.
Muja ia thotë troç selektorit të Kosovës, Alain Giresse.
”Deri sot kam heshtur për çështjen e mosftesës sime nga selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse.
Por sot, nuk do të heshti!
Deklarata e selektorit Giresse që unë i kam kërkuar vendin titullarë në ndeshjet e qershorit, është e pavërtetë.
Me selektorin Giresse dhe ndihmësin e tij kam biseduar gjatë pjesëmarrjes time në ndeshjet e Marsit, kërkesa ime ka qenë se ku qëndroj në planet e Selektorit Giresse për ndeshjet e ardhshme dhe pse nuk jam paraqitur kundër Izraelit dhe Andorrës dhe i kam treguar që mendoj që ka qenë e padrejtë mosprezenca ime në ndeshjet e Marsit.
Secili trener dhe staf i tyre që ka punuar me mua, e dijnë të gjithë që unë një gjë të tillë nuk e kërkoj kurrë!
Emrin tim, selektori mund ta thërret, mund ta lejë në bankën rezervë, mund ta lejë edhe në tribuna, por kurrë ta njollosë!
Suksese përfaqësueses së Kosovës”, reagon Muja.