Mbrojtësi kroat Josko Gvardiol do të humbasë ndeshjet e finaleve të Ligës së Kombeve këtë javë.
Kjo pasi, siç ka njoftuar Federata e Futbollit e Kroacisë, nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi.
Mungesa e Gvardiol nuk është lajm i mirë për kombëtaren ballkanase pasiqë njëzet e një vjeçari kishte luajtur një rol të jashtëzakonshëm për arritjen e Kroacisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës në Katar në fund të vitit të kaluar.
Kroacia ndeshjen e parë e luan kundër Holandës të mërkurën në Roterdam, teksa do të ndeshen edhe Spanja me Italinë.