Të gjithë janë në pritje të sfidës së sotme (20.45) mes kombëtares së Kosovës dhe Rumanisë.
Për Kosovën është ndeshje jetike sepse përveç fitores asnjë rezultat tjetër nuk i shkon përshtati.
“Rumania nisi fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian me dy fitore, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Andorrën dhe me 2:1 Bjellorusinë.
Megjithatë, në xhiron e 3-të dhe të 4-t të Grupit I, futbollistët e selektorit Edi Iordanescu do të përballen me kundërshtarët më të vështirë.
Ata do të luajnë jashtë vendit kundër Kosovës dhe Zvicrës.
Si mund të duket “11”-shi i mundshëm i Rumanisë kundër Kosovës?
Tarnovanu - Rațiu, Dragusin, Burca, Camora - Baluța, Stanciu, Marius Marin - Coman, Alibec, Man”, ka shkruar mediumi rumun “Sport.ro”.