Xhelil Musa, prej kontribuesve më të mëdhenj të futbollit sidomos në diasporën shqiptare, është ftuar special nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, për ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Moldavisë, e cila do të zhvillohet në orën 20.45 në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Ballafaqimi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.
Xhelili është edhe përfaqësues i Federatës Shqiptare të Futbollit për Diasporë.
"Me ftesë të FSHF gjendem sot në Tiranë, ku do ta ndjek lojën Shqipëri - Moldavi.
Fitore Shqipëria", shkruan Musa në profilin e tij në facebook.
Në Grupin E Shqipëria është në fund me 0 pikë por ka vetëm një ndeshje të zhvilluar dhe Moldavia në vend të tretë me 2 pikë me dy takimet të luajtura.