Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll pasditen e sotme me një fluturim çarter ka udhëtuar drejt Mançesterit, ku të hënën do të luajë ndeshjen kualifikuese kundër Anglisë.
Një fluturim tre-orësh nga Shkupi në Manchester e pret ekspeditën tonë.
Pas disfatës së djeshme ndaj Ukrainës, shpresa është të kemi një surprizë të madhe ndaj rivalit të madh.
Ndeshja luhet në “Old Trafford”, i cili është i shitur dhe nesër djemtë tanë do të bëjnë stërvitjen e zakonshme.