Pas një sezoni ku u rimëkëmbën disi, duke fituar “Carabao Cup” e duke arritur në finalen e madhe të FA Cup,
“Djajtë e Kuq” të Man. Junajtedit po bëhen gati për një merkato vere fantastike me plot afrime e ngjarje të shumta.
Mirëpo, përveç afrimeve në “Old Trafford” do të ketë dhe largime e ndër kandidatët e mundshëm për t’i dhënë lamtumirën “Djajve” është dhe mesfushori brazilian i ardhur nga Shakhtar Donjetsk, Fred.
Sipas raportimeve më të fundit, për brazilanin, tashmë 30-vjeçar interesohet skuadra e Fulham, mirëpo disi problem pritet të jetë çmimi, me bordin e Man. Junajtedit, që nuk pranojnë oferta më të ulta se 20 milionë euro.