Kluivert transferohet te Bournemouth!
Roma vijon të punojë shumë edhe në merkaton në dalje, teksa drejtori sportiv i verdhekuqve, Thiago Pinto ia ka dalë t’i gjejë një strehë të re holandezit Justin Kluivert, i cili nuk bën më pjesë në planet e italianëve.
Djali i legjendës holandeze Patrick Kluivert do të transferohet në Premier League te skuadra e Bournemouth, e cila ka pranuar të paguajë 11 milionë euro për kartonin e sulmuesit holandez.
Sezoni e fundit Kluivert ishte pjesë e Valencias në La Liga, ku nuk arriti të lërë gjurmë, teksa të Roma nuk ka më vend për të, pasi Jose Mourinho nuk e ka në planet e tij për sezoni ne ardhshëm.
Me shitjen e Kluivert, verdhekuqtë arkëtojnë të tjera para për të investuar në merkato, ku do të kërkojnë të ndërtojnë një skuadër shumë më cilësore, të aftë për të luajtur në nivele të larta.