Sulmuesi belg Romelu Lukaku raportohet se do të vazhdojë karrierën në Itali, por jo te Interi.
Belgu në sezonin e fundit luajti për skuadrën ‘Nerazure’ në formë huazimi nga Chelsea, por sipas medieve italiane, Milani ka nisur negociatat me londinezët për transferimin e Lukakut gjatë kësaj verë.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është duke punuar për ndërtimin e një skuadre cilësorë për sezonin e ardhshëm.
Lukaku thuhet se është në listën e strategut italian. Milani siç raportohet, është i gatshëm t’i investojë 40 milionë euro për të marr shërbimet e reprezentuesit belg.